Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Sura” me pushime në Shqipëri! Aktorja e famshme turke e dashuruar me bregdetin tonë

“Sura” me pushime në Shqipëri! Aktorja e famshme turke e dashuruar me bregdetin tonë
July 16
16:33 2019

Farah Zeynep Abdullah  ka luajtur në një nga telenovelat më të ndjekura turke transmetuar edhe këtu në Shqipëri. “Kurt Seyit dhe Sura” telenovela e famshme e transmetuar vite më parë në Tv Klan mbërtheu para ekranit me qindra shqiptarë të cilët u apasionuan pas historisë së dashurisë së aristokrates ruse, Sura dhe komandantit ushtarak osman Kurt Seyit.

Farah luante rolin e protagonistes, vajzës që në emër të dashurisë përballoi jo vetëm luftën por ligësinë dhe kurthet e ngritura nga të gjithë armiqtë.

Por duket se jo vetëm shqiptarët e simpatizojnë Farah por edhe kjo e fundit Shqipërinë. Aktualisht ajo është duke pushuar me partnerin e saj në bregdetin tonë. Prej disa ditësh ajo ka vizituar plazhet tona në ju, Ksamilin, Radhimën, Sarandën dhe ka mbetur e mrekulluar.

Në Instagram-in e saj ajo ka publikuar foto të vendodhjes, pamje të plazhit duke u shprehur se është duke kaluar mjaft mirë dhe ka mbetur e mrekulluar nga vendi ynë.

Komento
Shperndaje