Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Studiova politikën por e lashë për muzikën elektronike”- djali i Inva Mulës rrëfen se sopranoja nuk ishte dakort me vendimin e tij

“Studiova politikën por e lashë për muzikën elektronike”- djali i Inva Mulës rrëfen se sopranoja nuk ishte dakort me vendimin e tij
January 13
22:37 2018

Fama e Inva Mulës është e madhe ditët e sotme e zëri i sopranos së njohur duartokitet kudo në botë. Në një kohë qê për Invën kemi shumë informacion, pasi së shpejti do të moderojë një program për të rinj në Tv Klan, “Virtuozët, për fëmijët e saj nuk dimë shumë. Në një intervistë për “Jo Vetëm Modë”, djali i Invës, Antoni ka disa kohë që i është përkushtuar muzikës dhe gjatë këtij viti është gati të debutojë si producent në skenën europiane të muzikës elektronike.

Ai rrëfeu se përfshirja në këtë pasion të tij ka qenë sfiduese.

“Shkova në Londër për të vijuar studimet për politike, por pas disa muajsh kuptova se nuk ishte gjëja e duhur për mua… në atë moment mora vendimin për të lënë shkollën”.

Pavarësisht se nëna e tij, sopranoja Mula nuk ishte shumë dakord, Antoni thotë se iu fut shkollës për muzikë elektronike në kryeqytetin britanik.

Tashmë, kjo zgjedhje duket e mëse e logjikshme.

Objektivi i Antonit tashmë është që të nxjerrë disa “single” dhe të bëjë festivale./Blitz.al/

Komento
Shperndaje