Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Studim: Vetëm gjysma e miqve tuaj ju konsiderojnë të tillë

Studim: Vetëm gjysma e miqve tuaj ju konsiderojnë të tillë
May 10
19:25 2016

Mendoni se i njihni të gjithë ata që i konsideroni miq?

Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Tel Avivit dhe Instituti i Teknologjisë në Masaçusets, vetëm 50% e miqve tuaj ju konsiderojnë në të vërtetë mik.

Zbulimi, i cili është publikuar së fundmi në gazetën shkencore “Plos One”, tregon se ne mund të jemi konfuzë sa herë që duam të gjykojmë se cila prej shoqërive është reciproke.
Kjo ndodh si rezultat i mendimit tonë vetëmbrojtës.

Grupi i studiuesve mblodhi të dhëna nga 6 vëzhgime të ndryshme, ku pyeti gjithsej 600 studentë në SHBA, Izrael dhe Europë, për të vlerësuar miqësitë e tyre dhe se sa reciproke ishin ato.
Rreth 95% e pjesëmarrësve besonin se miqësitë e tyre ishin të sinqerta, ama rezultatet treguan se vetëm 50% ishin ato të vërtetat.

“Zbuluam se nuk jemi të aftë të gjykojmë drejt se cilët janë miqtë tanë realë”, – shprehet për “The Telegraph” dr. Erez Shmueli, i cili ndihmoi studimin në Izrael.

Rezultatet e një studimi tjetër tregojnë se motivimin më të madh për të arritur qëllimet tona e marrim nga influenca e miqve.

“Arritëm në konkluzionin se personat nën ndikimin e miqësive reciproke kanë më shumë progres se ata që nuk kanë miqësi të vërteta”, – shton Shmueli.

Këto informacione hedhin poshtë idetë që na kanë mësuar historitë e shkollës së mesme. Fakti që dikush shihet si popullor nga të tjerët nuk do të thotë se ka shumë miq apo fuqinë për të influencuar.

Etiketimet
Shperndaje