Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Studentët mbledhin para që të sjellin nënën e mikut të tyre nigerian në ditën e diplomimit

Studentët mbledhin para që të sjellin nënën e mikut të tyre nigerian në ditën e diplomimit
June 03
15:43 2016

Make Tertsea, një student nigerian në Maryland, mendonte se shokët e tij të klasës po mblidhnin para për drekën e diplomimit, por në fakt ata po mblidhnin të ardhurat e duhura për të sjellë mamanë e Make-it në ditët e certifikimit të gjimnazit të tij.

Tertsea u largua nga Benue, Nigeri, kur ishte vetëm 14 vjeç pasi iu dha mundësia të shkonte në SHBA e të mësonte në një shkollë aty e gjithashtu të ishte pjesë e skuadrës së shkollës John Caroll si një lojtar ndërkombëtar. Që nga ajo kohë, ai nuk e kishte takuar kurrë më të ëmën e tij, Felicia Ikpum.

Ata u ribashkuan në Aeroportin Ndërkombëtar të Washington-it pas 4 viteve.

“Ai është kaq i madh dhe ka shtuar peshë. Nuk e njoh”, – shprehet Ikpum për ABC.

Studentët e gjimnazit John Caroll shprehen se ideja për t’i sjellë të ëmën shokut të tyre erdhi pasi ata lexuan një artikull në gazetë të shkruar nga Tertsea, ku ai tregonte se atij dhe mamasë u duhej të vuanin shumë që të siguronin ujë dhe energji elektrike për një ditë në shtëpinë e tyre në Nigeri.

“E bëmë për atë, vetëm për atë”, – shprehen miqtë e Tertsea-s.

Komento
Etiketimet
Shperndaje