Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Stresi në librat shkollorë? Po ti kishit lexuar librat shkollorë do e njihnit “kapiten Stresin”, personazhin e Kadaresë

Stresi në librat shkollorë?  Po ti kishit lexuar librat shkollorë do e njihnit “kapiten Stresin”, personazhin e Kadaresë
October 12
18:21 2018

Ditën e djeshme reperi Stresi me anë të një postimi në Instagram tregonte se në librat shkollorë përmendej dhe emri i tij, madje shprehej i lumtur që nxënësit shqiptarë mësonin për të në shkolla. Sigurisht ai e bëri këtë pasi pa që “rivali” i tij Noizy kishte postuar të njejtën gjë më parë, një paragraf ku fëmijët duhet të plotësonin disa fakte për reperin e OTR, të cilat duhet ti gjenin nga interneti.

Arrijmë ta kuptojmë Stresin i cili pasi ka parë emrin e tij të artit në një libër letërise i është bërë qejfi por të gjithë ata që e morën si të mirëqenë lajmin, mbushën titujt e portaleve dhe shprehën dhe habinë e tyre, mund ti kishin bërë nja dy kërkime. Në fakt nuk ka nevojë për kërkime të shumta sepse ai që e ka lexuar të paktën një herë me vëmendje veprën e Kadaresë “Kush e solli Doruntinën” do e kuptonte që Stresi për të cilin bëhej fjalë në librat shkollorë është “kapiten Stresi”, personazhi që në libër do të zbulojë si ishte e mundur që Doruntina ishte kthyer tek nëna e saj ndërkohë që Kostandini kishte vdekur.

Por gjithsesi edhe nëse nuk e mbanit mend mund ta kishit hapur njëherë librin e letërisë se një kopje nuk është aq e vështirë të sigurohet dhe më pas të bënit lajmin. Gjithsesi sido që të jetë s’ka problem, vetëm kujdes që herën tjetër kur Stresi të postojë ndonjë libër shkolle ku përmendet Arkimedi, i cili është dhe emri i tij i vërtetë, nuk bëhët fjalë për reperin, po për shkencëtarin grek. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje