Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Stresi ka një përgjigje për ato që i thonë “ndërro mallin”!

Stresi ka një përgjigje për ato që i thonë “ndërro mallin”!
December 10
17:30 2019

Nuk janë të rralla rastet kur ndjekësit i kundërvihen personazheve të njohur të ekranit në llogaritë e tyre sociale, ama të rralla nuk janë as kundër-përgjigjet e të “sulmuarve”.

Rasti i fundit ka të bëj me Stresin, ky i fundit postoi një foto i cili në duar mbante një armë dhe veshje traditcionale shqiptare, bashkangjitur së cilës shkruante:” E kemi dhe një luftë me e fitu? Shqiperinë e madhe dhe të gjithë shqipfolësit të kemi një flamur siç na e qëndisën të parët tanë”- shkruante Stresi.

 

Më pas, një prej ndjekësve (ose jo) të reperit i shkruante këtij të fundit: “Ndërro mallin, të lutem”- sulm të cilin reperi nuk e la pa përgjigje, madje as e ka fshirë:

“Nga i di infot për mallin apo e ke provu vetë, fuck off”- ia ktheu Arkimend Lushaj, i njohur si Stresi.

Kujtojmë se Stresi këtë vit konkuron në “Fest 58”, “Bohem” mban titullin kënga në bashkëpunim me Eli Farën, të cilët garojnë për të përfaqësuar shqipërinë në Eurovision 2020.

Share