Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Stefi Prifti: Eurovision ka shkaktuar çrregullim të jashtëzakonshëm tek Festivali i RTSH-së

Stefi Prifti: Eurovision ka shkaktuar çrregullim të jashtëzakonshëm tek Festivali i RTSH-së
November 03
23:43 2019

Këngëtari Stefi Prifti ka komentuar për emisionin “Thumb On” në RTV Ora situatën e Festivalit  i RTSH-së.

Prifti tha se duhet një ristrukturim dhe rikonceptim i festivali, duke shtuar se fituesi përzgjidhet fill mbas mbarimit të Eurovisionit.

Këngëtari shtoi se Eurovision ka shkaktuar një çrregullim të jashtëzakonshëm tek Festivali Kombëtar.

Stefi Prifti: “Kam dëgjuar por nuk jam në dijen në detaje. Sa i përket këtyre debateve unë ndoshta mund të jem dakord për numrin e jurisë. Më duket pak tre veta. Unë si artist mendoj se herë pas here duhet të kemi të tilla debate. 

E marrim vesh këngën fituese minimalisht 2-3 muaj përpara dhe këtë nuk e kam kuptuar kurrë. Lakohet dy emra këngëtaresh por nuk e kuptoj pse duhet të lakohen këto dy emra, duhet ristrukturuar, rikonceptuar, nuk mendoj që ka asnjë arsye që producentët të funksionojnë në këtë mënyrë, e parazgjedhin fituesin, jo në momentin që del lajmi dy tre muaj përpara por e parazgjedhin fill mbas mbarimit të Eurovisionit. 

Eurovisioni ka shkaktuar një turbullirë, një çrregullim të jashtëzakonshëm tek Festivali Kombëtar.”

Share