Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Statujat e presidentit Trump në rrugët e New York ku qentë mund të urinojnë

Statujat e presidentit Trump në rrugët e New York ku qentë mund të urinojnë
October 12
08:20 2018

Të premten në mbrëmje, banorët e lagjes Brooklyn në New York vunë rë që në të gjithë rrugët kishte disa statuja me fytyrën e Donald Trump. Ajo që i bëri përshtypje njerëzve ishte ajo që shkruhej nën këto buste në miniaturë: “Urino mbi mua”.

Mesa duket vendosja e këtyre statujave në rrugët e qytetit është pjesë e një fushate që i vjen në ndihmë pronarëve të qenushëve të cilët teksa nxjerrin për të shëtitur kafshët e tyre të mbajnë ambjentin sa më pastër. Prandaj dhe bustet janë ndërtuar në mënyrë të tillë që të kenë një bazë metali të rrethuar nga bar i gjelbër dhe një lloj arome e cila i nxit qentë të urinojnë. Ndërsa shkrimi është më shumë për të orientuar njerëzit por jo vetëm.

Dizenjuesi i kësaj fushta i kontaktuar nga mediat lokale tha për to që kjo ishte mënyra e tij për të ndihmuar qytetin dhe për të shprehur mendimin e tij për presidentin e SHBA-ve. Si mund të kuptohet ai nuk është fans i madh i punes që Trump është duke bërë si kreu i Shtëpisë së Bardhë dhe këto statuja janë mënyra që ka zgjedhur për të filluar një fushatë kundër tij. Phil Gabe nuk pret që presidenti të shohë në media lajmin që statuja të tij të cilat lexojnë “Urino mbi mua” janë gjithandej nëpër New York dhe të dorëhiqet por është fillimi aksionit kundër tij. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje