Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Spikerja që dha lajmet me gjoksin jashtë thumbon spikeret e tjera: E di çfarë kanë bërë korridoreve!

Spikerja që dha lajmet me gjoksin jashtë thumbon spikeret e tjera: E di çfarë kanë bërë korridoreve!
November 18
18:27 2019

Enki Braçaj, vajza e cila u bë e njohur në moshën 21-vjeçare pasi doli topless në ekran për të moderuar lajmet, së fundmi është rrëfyer në një intervistë për “Pop Culture” (me gjoksin mbuluar) me Kildën

Moderatorja gjatë intervistës e pyet lidhur me komentet negative të asokohe, veçanërisht të kolegeve që nuk pranonin dot faktin e trendit të ri të prezantuarit lajme.

“Pati nga ato që ndoshta nuk kanë qenë kurrë spikere lajmesh, ndoshta e dimë çfarë kanë bërë korridoreve, por unë e kam vendosur t’a qep, nuk flas dhe e dimë shumë mirë si i kanë ngjitur shkallët e karrierës dhe u bënë për një ditë moraliste”- u shpreh Enki sot gazetare në “Aldo Morning Show”.

Më tej Enki shtoi se ka pasur mbështetjen e të atit. Ky i fundit i kishte thënë që të jepte më të mirën

Kujtojmë se në atë kohë, njëra prej vajzave që jepte lajmet me gjoksin jashtë ishte edhe Eliona Pitarka, sot aktore në “Klanifornia”.

Share