Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Spice Girls rikthehen të hënën, me apo pa Victoria Beckham?

Spice Girls rikthehen të hënën, me apo pa Victoria Beckham?
November 03
13:17 2018

Fuqia e femrave rikthehet sërish pas shumë vitesh. Grupi që gjithnjë kemi adhuruar do të vijë në skenë të shtunën më 10 Nëntor në shfaqjen “The Jonathan Ross Show”. Por përveç kësaj ato së shpejti do të njoftojnë turneun e tyre të radhës.

Sipas the Sun, Spice Girls kanë filmuar një video-mesazh për të njoftuar shfaqjet e verës 2019, në Mbretërinë e Bashkuar. Por vajzat nuk do të jenë të gjitha, pasi Victoria Beckham nuk do të rikthehet me to.

Videoja do të publikohet të hënën, dhe vajzat janë shumë të emocionuara pasi nuk kanë performuar që në ceremoninë e lojërave olimpike të Londrës në 2012.

Nuk e dimë se çfarë i ndodhi shprehjes së tyre të famshme “shoqëria nuk mbaron kurrë”, por Victoria i është përkushtuar biznesit të saj të modës dhe kjo ka prishur paksa marrëdhëniet mes vajzave. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje