Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sonin dhe Encën i bashkon diçka dhe nuk është muzika…

Sonin dhe Encën i bashkon diçka dhe nuk është muzika…
August 19
20:40 2017

Soni Malaj dhe Enca Haxhia janë dy nga këngëtaret më “in” të momentit.

Duke marrë parasysh karrierën shumëvjeçare të Sonit duket se këngëtarja nuk njeh konkurrencë në treg, ndërkohë që fuqishëm është futur edhe këngëtarja e hitit “A po t’pëlqen”, e cila numëron sot më shumë se 1 milion ndjekës në rrjetin social Instagram.

Por ne të Blitz.al kemi vënë re se Sonin dhe Encën, përveç muzikës, duket se i bashkon edhe stili i njëjtë i veshjes. Ja për shembull, këtë T-shirt sport të dyja vajzat e kanë kombinuar thuajse njëlloj, me një ndryshim të vogël që Soni e ka veshur në përditshmëri, ndërsa Enca e ka përdorur në skenë.

Se kujt i rri më mirë pastaj është çështje gustosh. /Blitz.al

Komento
Shperndaje