Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Skandali seksual “Weinstein”, showgirl-i i famshëm del kundër rrymës: “Kur nuk do, nuk rri!”

Skandali seksual “Weinstein”, showgirl-i i famshëm del kundër rrymës: “Kur nuk do, nuk rri!”
October 25
11:50 2017

“E kam takuar shume herë Weinsteinin për çështje pune dhe gjithmonë ka qenë një personazh i madh dhe shume i saktë në punën e tij. Ka qenë gjithmonë i rrethuar nga shumë persona dhe shumë vajza. Ishte shumë i kërkuar”.

Kështu është shprehur showgirl-i italian Valeria Marini për Harvi Weinstein, producentin amerikan që eshte vënë në shënjestër të një skandali seksual, pas denoncimeve për ngacmime të aktoreve amerikane e jo vetëm.

Për emisionin e mëngjesit “Mattino Cinque”, ajo ka folur për takimet që ka pasur me të dhe për mendimin e saj në lidhje me këtë çështje.

“Të kishe miqësi me të ishte diçka e rëndësishme e tani të gjithë i ka kundra për shkak të sjelljeve të tij dhe të një karakteri jo të lehtë. Duhet të rebelohemi, është e drejtë, por duhet ta bëjmë në moment dhe jo pas 10 ose 15 vitesh. Edhe unë jam gjendur në situata të tilla por i kam kthyer kurrizin dhe kam ikur”- është shprehur Marini. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje