Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Skandali/ Fëmijët tutorë të nënës së tyre, prostitucion në mes të Tiranës

Skandali/ Fëmijët tutorë të nënës së tyre, prostitucion në mes të Tiranës
September 11
19:41 2019

Emisioni “Stop” në Tv Klan ka denoncuar një rast skandaloz të prostituimit në një nga akset më kryesore të Tiranës. Përmes kameras së fshehtë, “Stop” ka zbuluar se një grua ushtron aktivitetin ilegal pranë kompleksit malajzian tek kthesa e Kamzës.

Nga kjo situatë janë shqetësuar banorët, të cilët janë ankuar disa herë në polici, por nuk kanë marrë asnjë zgjidhje. Gjithçka ndodh si ritual i përnatshëm pas orës 22:30, nën hundën e policisë.

Ajo që e bën këtë ngjarje akoma më të rëndë, është prania e dy fëmijëve të mitur të gruas që prostituon në rrugë. Djali i madh i saj 12 vjeç, dhe i vogli 6 vjeç, shërben si tutor i vetë nënës së tij. Përmes kamerës së fshehtë, “Stop” ka zbuluar se djali 12-vjeçar negocion me klientë të mundshëm dhe drejtues automjesh që ndalojnë aty për nënën e tij.

Burimi: Tv Klan

Komento
Shperndaje