Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Skandal/ Fanella e Kombëtares i shitet me detyrim punonjësve, delegatëve dhe vëzhguesve të FSHF

Skandal/ Fanella e Kombëtares i shitet me detyrim punonjësve, delegatëve dhe vëzhguesve të FSHF
October 09
11:07 2018

Federata Shqiptare e Futbollit është përfshirë në një tjetër skandal gjatë ditëve të fundit. Shpikja e radhës ka të bëjë me fanellat e Kombëtares. Për shkak të interesimit të pakët ndaj përfaqësueses kuqezi dhe fanellave që prodhohen, shitjet duket se janë në nivele të ulëta. Për të rritur sadopak nivelin është menduar që punonjësit e Federatës Shqiptare të Futbolllit së bashku me delegatët dhe vëzhguesit t’i bëjnë “vetes dhuratë” fanëllën e Kombëtares. Përtej dëshirës apo mosdëshirës, minimalisht tri fanella të përfaqësueses kuqezi i duhen një delegati apo vëzhguesi .

Burime të sigurta brenda institucionit të futbollit kanë konfirmuar se të gjithë delegatëve dhe vëzhguesve të ndeshjeve në Shqipëri u janë mbajtur nga 105 mijë lekë të vjetra nga pagat e tyre, kjo në këmbim të tri fanellave të Kombëtares. Ndërsa punonjësve të brendshëm të federatës u ajnë mbajtur nga 175 mijë lekë të vjetra në këmbim të pesë fanellave. Në këtë mënyrë bashkëpunëtoret e federatës janë të detyruar të blëjnë fanella të përfaqësueses kuqezi me detyreim.

Ky mund të konsiderohet një veprim krejt i pa sens i drejtuesve për të detyruar punonjësit që shpenzojnë para nga pagat e tyre për fanellat e KOmbëtares. Rënia e shitjeve të fanellave kuqezi vihet re edhe në promocionet që bën FSHF sa herë që luan Kombëtarja , gjë që nuk kishte ndodhur më parë pasi stadiumi mbushej në maksimum sa herë në fushë zbrisnin kuqezinjtë. Arsyet mund të jenë të ndryshme, nga rezultatet e dobëta , problemet me policinë, krijimi i përfaqësuese së Kosovës etj.

Burimi:Panorama Sport

Komento
Shperndaje