Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

S’ka më vend për dyshime, Camila Cabello dhe Shawn Mendes në një lidhje!

S’ka më vend për dyshime, Camila Cabello dhe Shawn Mendes në një lidhje!
July 08
19:02 2019

Pas bashkpunimit të tyre në këngën “Senorita”, këngëtarët Camila Cabello dhe Shawn Mendes u përfolën në media për një histori dashurie mes tyre.

Në klipin e këngës ata shfaqen në skena intime, ku binte në sy dukshëm kimia mes tyre.

Ndërkohë që menjëherë pas publikimit të këngës, “rastësisht” Camila u nda edhe nga i dashuri i saj.

Dyshimet për një romancë mes dyshes, u konfirmuan para disa ditësh në festën e Pavarësisë së SHBA, ku çifti i ri janë parë të kapur përdore teksa shijonin spektaklin.

Ndërkohë, fakte të reja po dalin në dritë dhe së fundmi ata janë fotografuar sërish bashkë.

Në fotot që po qarkullojnë në internet dhe që me siguri i kanë bërë me krahë fansat e dyshes, Camila dhe Shawn shfaqen duke shëtitur rrugëve të lumtur e të përqafuar, duke mos lënë më vend për dyshime: Ata janë çifti më i ri i showbiz-it.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje