Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“S’ka asgjë për t’u dashur te gratë mbi 50 vjeç”- deklarata e autorit francez nervozon rrjetin

“S’ka asgjë për t’u dashur te gratë mbi 50 vjeç”- deklarata e autorit francez nervozon rrjetin
January 11
18:55 2019

Yann Moix është një autor francez 50 vjeçar, fitues i disa çmimeve. Së fundmi ai ka deklaruar se gratë e të njëjtës moshë me të i duken “të padukshme”.

Në një intervistë me revistën franceze “Marie-Claire”, Moix u shpreh:

“Preferoj trupat e vajzave më të reja, thjesht kaq. Pikë. Trupi i një 25 vjeçareje është i jashtëzakonshëm. Trupi i një 50 vjeçareje nuk është aspak i jashtëzakonshëm.”

Ai gjithashtu tregoi se preferon vajzat dhe gratë aziatike, kryesisht koreane, kineze dhe japoneze. Por të gjtiha këto deklarata kanë shkaktuar shumë deklarata revoltuese në rrjetet sociale. Ato janë cilësuar seksiste dhe injorante.

Gazetarja Colombe Schenck, 52 vjeç ka postuar një foto të të pasmeve të saj si kundërpërgjigje duke shkruar:” Ja, të pasmet e një gruaje 52 vjeç… sa i metë që je, nuk e kupton se çfarë po humb ti dhe truri yt i vogël”.

Ndërkohë Olivia Gregoire, anëtare e parlamentit u shpreh në Twitter:

“Shumë me klas Yann Moix. Shumë shumë me klas. Por njësoj si injoranca dhe vulgariteti nuk kanë moshë, është ngushëlluese në rastin e saj duke qenë se e vë në dyshim që gratë të duan këto cilësi.”
/Blitz.al/

Komento
Shperndaje