Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

“S’jam as me PS, as me PD, as me LSI”- Noizy reagon sërish për protesën e studentëve

“S’jam as me PS, as me PD, as me LSI”- Noizy reagon sërish për protesën e studentëve
December 17
16:09 2018

Ditën e djeshme të gjithë kanë komentuar fjalët dhe inkurajimin që reperi Noizy i bëri studentëve të cilët protestojnë prej 13 ditësh, për dialog me kryeministrin Rama. Në postimin e tij në Instagram, Noizy thoshte që i mbështeste ata në kërkesat e tyre por i bënte thirrje të kishin kujdes nga ndikimet e partive politike dhe të pranonin dialogun, në mënyrë që protesta të përfundonte me fitore.

Të shumtë kanë qenë ata të cilët i kanë komentuar fjalët e tij, jo vetëm fansat e muzikës, por të gjithë ata ndjekës të aktualitetit politik e social, me disa që i jepnin atij të drejtë dhe me të tjerët që shkonin deri aty sa e akuzonin se po mbante anën e kreut të qeverisë për bindjet e tij politike.

Ditën e sotme, ka ardhur sërish një reagim tjetër i Noizyt i cili fillimisht postoi sërish në Instagram-in e tij një foto me dron nga protesta, të njejtën që kishte postuar dhe kryeministri, duke ironizuar kokfortësinë e studentëve për të mos pranuar dialogun. Më pas me anë të një seri story-sh ai sqaron më tej qëndrimin e tij duke shprehur në një farë mënyre çudinë se si kjo trupë protestuesish nuk ka një lider dhe duke bërë të qartë që nuk është me asnjë parti politike por vetëm me studentët.

 

View this post on Instagram

 

Nje mini sqarim i vogel. Thjesht doja me tmiren per keta student qe po rrijne ne te ftoht pa rezultat.

A post shared by NOIZY OTR (@noizy) on

 

Gjithashtu ai thotë se fjalët e tij ja drejton pasi nuk e  kupton si do ja dalin me këtë qëndrim, duke qenë se do më të mirën për studentët që po rrijnë në të ftohtë dhe pa rezultat. /Blitz.al/

Share