Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Si ta marrësh veten nga një “hangover” në vetëm 11 minuta

Si ta marrësh veten nga një “hangover” në vetëm 11 minuta
September 25
20:33 2018

Pas nje nate festimesh dhe “abuzimi” me alkoolin të nesërmen në mëngjes vjen proçesi që askush nuk mund ta shmangë, HANGOVERI. Shpesh na jep dhimbje të padurueshme koke, të përziera, ndjeshmëri nga drita e fortë, muskuj që të dhembin dhe një këputje që na duket sikur do të zgjasë pafund e që shoqërohet zakonisht me një betim për të mos pirë më kurrë.

Por tani një “mjekim” i ri po përdoret për të  i cili mund t’ju kthejë të ndiheni të shëndetshëm dhe produktivë në vetëm 11 minuta. Bëhet fjalë për një proçes relaksimi i cili është praktikuar që në lashtësi dhe që bën pjesë në mësimet e meditimit që jep Rory Kinsella, një mësues i kësaj praktike në Australi. Këto pak minuta mund t’ju ndihmojnë të rikarikoni energjitë dhe të ndiheni shumë më mirë, madje dhe të bëni diçka produktive për pjesën tjetër të ditës.

Sigurisht që kjo praktikë nuk është zgjidhja perfekte, por do ju bëjë të kaloni pjesën psikologjike të vuajtjes së hangoverit dhe do ju bëjë të merreni vetëm me pjesën e thjeshtë të dhimbjes fizike.  Për ata të cilët meditimi nuk është diçka e re kjo metodë ka të bëjë me ndjekjen dhe përsëritjen e “mantrës së heshtur” brenda jush.  Kjo do të sjellë që të mos përjetoni efektet anësore mendore të procesit të “paspijes”. Patjetër që ekzistojnë dhe gjëra të tjera që mund të bëni të cilat mund t’i kombinoni me meditimin, dhe që kanë të bëjnë me marrjen e lëngjeve të frutave dhe nutrientëve.

Më e rëndësishmja është të mos harroni të pini ujë, sidomos pasi zgjoheni në mëngjes që të hidratoheni por mund të konsumoni dhe lëngje frutash që janë të mbushura me elektrolite dhe minerale. Mund të provoni dhe disa lloje çajrash herbalë, gjithashtu dhe kafja mund të ndihmojë. Ndërsa kur vjen puna te ushqimi, një vakt mëngjesi me bazë veze të cilat janë të pasura me proteina, mund të luftojë efektet e alkoolit.

Meditimi 11 minutësh gjithsesi është risia e qetësimit nga hangoveri dhe nëse konsumimin e lëngjeve dhe ushqimeve të lartëpërmendura e keni bërë dhe nuk ka funksionuar , duhet ta provoni patjetër. Të paktën nuk do ndiheni fajtorë për abuzimin që keni bërë një natë më parë dhe nuk do t’i jepni premtime të rreme vetes./Blitz.al/

Share