Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Si rrallëherë Jona Spahiu i shpreh dashurinë publikisht bashkëshortit të saj

Si rrallëherë Jona Spahiu i shpreh dashurinë publikisht bashkëshortit të saj
October 29
19:58 2018

Jona Spahiu dhe Frenkli Ymeri u celebruan në një dasmë mes miqsh dhe të afërmish vetëm pak muaj më parë. Brenda një kohe shumë të shkurtër ata u bekuan edhe me një fëmijë, një djalë i quajtur Raiden i cili u dha statusin e prindit.

Historia e tyre e dashurisë fillimisht u mbajt e fshehtë nga mediat. Jona dhe Frenkli vendosën që të ishin sa më diskretë në fillimet e tyre por tashmë që janë bërë një familje nuk e kursejnë dashurinë. Pak më parë moderatorja e njohur ka publikuar një foto përkrah bashkëshortit shkëputur nga disa ditë pushimi në Paris. Qëllimi i këtij publikimi ka qenë shprehja për herë të p;arë publikisht e dashurisë që ajo ndjen për Frenklin.

“Duket sikur të kam dashur ty në forma të pafundme, pafundësisht herë, jetë pas jete, kohë pas kohe, përgjithmonë.”,- shkruan Jona bashkangjitur fotos.

 

View this post on Instagram

 

I seem to have loved you in numberless forms, numberless times, in life after life, in age after age forever…

A post shared by Jona Spahiu (@jonaspahiuu) on

Komento
Shperndaje