Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Si reagon Tayna kur dëgjon “diss”-et e kolegëve?

Si reagon Tayna kur dëgjon “diss”-et e kolegëve?
April 14
18:13 2019

Tayna ishte e ftuar sot për herë të parë në programin “E Diell” në Top Channel, ku foli për jetën e saj personale dhe profesionale.

Reperja rrëfeu emocionet e suksesit të këngës së saj më të fundit “Kce”, raportin me familjen që e konsideron të shenjtë, me shoqërinë që i ka lënë pak pas dore për shkak të impenjimeve në muzikë, dhe komentet negative që thuhen për të e që s`i merr aspak personale.
Sa i takon punëve të zemrës, Tayna nuk ngurroi të përgjigjej duke mohuar se është në një lidhje, ndonëse e shoqëroi dhe me pak doza humori.
“Nuk jam në lidhje se më kanë më kanë “vdekur” ndjenjat” – u shpreh me shaka reperja e talentuar.
Por, krahas sukseseve të saj, ajo është përfolur shumë në rrjetet sociale edhe për “diss”-et që kolege të saj bëjnë shpesh për të në aspektin profesional.

Por si reagon ajo kur i dëgjon?
“Ose jam duke nxjerrë këngët e mia ose ata janë duke nxjerrë këngë për mua, pra gjithçka sillet rreth meje dhe ku ka më mirë”- deklaroi ajo, duke nënkuptuar se sidoqoftë flitet për të, dhe ajo vihet në qendër të vëmendjes.
Në fund të intervistës, Tayna premtoi që vera e 2019-s do të jetë “On top” dhe se shumë shpejt do të publikohen njëra pas tjetrës të gjitha materialet muzikore që ajo ka përgatitur këtë periudhë gati për t`u shndërruar në hite./Blitz.al/

Komento
Shperndaje