Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Si qëndron e vërteta e largimit të Fatma Methasanit nga InTV?

Si qëndron e vërteta e largimit të Fatma Methasanit nga InTV?
September 16
18:26 2019

Pak kohë më parë, burime ekskluzive për “Blitz.al” zbuluan lajmin e bukur se moderatorja Fatma Methasani është në pritje të ëmbël. Ajo dhe Alfio Rrotani pritet të bëhen prindër për herë të parë.

Dhe duke qenë se kjo përkon me nisjen e sezonit të ri televiziv, normalisht lind pyetja: a do të vazhdojë Fatma të jetë në InTV në drejtimin e “Fun Day”?

Ditën e sotme, burime pranë “Iconstyle.al” shprehen se në fakt Fatma është larguar përfundimisht nga televizioni. Kontrata e saj me inTV ka përfunduar në qershor dhe moderatorja ka vendosur të mos e rinovojë më.

Momentalisht ajo vazhdon të jetë kryeredaktore e një portali online, dhe nuk dihet nëse ky do të jetë angazhimi i saj i vetëm. Gjithsesi, çdo lajm mbetet ende për t’u konfirmuar nga vetë ajo. /Blitz.al/

Share