Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Si në përrallë? Jo! Historia e dashurisë së dy çifteve më të njohur është shumë e ngjashme me tuajën

Si në përrallë? Jo! Historia e dashurisë së dy çifteve më të njohur është shumë e ngjashme me tuajën
September 25
12:47 2017

Dasmat e Xhensila Myrtezajit me Bes Kallakun dhe e Marina Vjollcës me Getoar Selimin kanë qenë dy nga ngjarjet më të komentuara këtë muaj. I gjithë rrjeti u çmend me foto nga momente të ndryshme nga dasmat e për ditë të tëra, pa frikë mund të themi se qendra e gjithë opinionit publik kanë qenë ata të katërt. Shumëkush i vuri përballë njëri-tjetrit duke karahasuar arredimin e dasmave, ambjentin e festës, të ftuarit, si ishin veshur nusja e dhëndri apo kush ishte më e bukura nga dy të kurorëzuarat. Megjithatë, pa dashur të themi se cila prej dasmave dominoi, nëse njëra ishte magji në bregdet, tjetra ishte përralla në tokë.

I kemi parë prej vitesh bashkë por shumë pak njerëz e dinë se si janë dashuruar në të vërtetë Bes Kallaku me Xhensila Myrtezajin dhe Getoar Selimi me Marina Vjollcën. Dikush ka menduar se janë takuar rastësisht në televizionet ku kanë punuar apo në ndonjë nga koncertet që mund të kenë zhvilluar protagonistët, por jo! E vërteta qëndron shumë ndryshe nga sa e keni imagjinuar të gjithë. Edhe pse gjithnjë i kemi menduar se dashuritë e të famshmëve ngjajnë shumë me emocionet e telenovelave apo të filmave romantikë, kemi zbuluar se në fakt ata janë shumë po shumë të ngjashëm me ne.

Mbrëmjen e së shtunës e ftuar në ”Xing me Ermalin” Marina rrëfeu për herë të parë se si e ka njohur bashkëshortin e saj, këngëtarin e njohur Getoar Selimi.

“Në fillim kemi pasur kontakte nga puna por nuk jemi njohur aty si Marina dhe Geti. Kontakti jonë filloi nëpërmjet Instagramit. Geti më shkruante mua në fillim, më shihte në emision dhe më dërgonte foto ku ishte duke më parë derisa erdhi një moment dhe më tha: Duhet të takohem me ty. Përgjigja ime ishte: Pse duhet të takohem me ty? S’na lidh asgjë. Çfarë mund të bëjmë ne të dy bashkë?, – tha moderatorja.

Ndërsa Geti i ishte përgjigjur: “Ne të dy mund të bëjmë shumë gjëra bashkë (dhe një emoji duke shkelur syrin)”.

“Nga ai moment nuk i ktheva më përgjigje. Thashë ky nuk qenka mirë, paska të tjera qëllime me mua”. -shtoi Marina.

Më pas reperi i kishte shkruar sërish:

“Hë mi ti pse s’kthen përgjigje? T’ka ngel hatri?”.

“Jo, jo por jam shumë e zënë me punë”, – ja kishte kthyer Marina.

“Tani do vij në Tiranë dhe sapo të vij do të marr në telefon të takohemi për kafe”, – i kishte shkruajtur Getoari.

“Geti vjen në Tiranë dhe poston foto që ishte në Tiranë. Unë ndërkohë e pashë në Instagram dhe urgjent postova foto që jam në punë që mos ta takoja dhe kur të më shkruante t’i thoja jam në punë. Dhe postoja foto nga puna tërë kohën.”, – tregoi Marina. “Kaloi 1 ditë, kaluan 2 ditë, s’mori më. Më pas më shkruajti prapë:

“Sapo të vij në Tiranë do të të takoj” – dhe unë përsëri të njëjtën gjë. Derisa kaloi shumë kohë dhe më vonë u takuam dhe u dashuruam”, – përfundoi moderatorja.

Siç mund ta kuptoni, sot të rinjtë kryesisht e njohin njëri-tjetrit përmes rrjeteve sociale. Mjafton një foto në Instagram apo Facebook për të tërhequr vëmendjen, një “like” rastësor, një ftesë miqësie dhe ja ku dashur padashur bëhen bashkë dy zemra, njësoj siç ka ndodhur dhe me çiftin e njohur.

Besi dhe Xhensila kanë patur një njohje paksa më të vjetër në stil, duke na kujtuar kështu dashuritë që na kanë rrëfyer zakonisht prindërit.

I ftuar në emisionin”3jat” në MAD Tv, Besi ka treguar historinë e tij të njohjes me bashkëshorten.

“Unë me Xhensilën kemi 7 vite bashkë. Jemi njohur në rrugë. Unë isha duke ecur me makinë. Pash Xhensilën, nuk e dija se kush ishte. Ishte e shoqëruar me mamin e saj duke ecur në rrugë. Kalova dhe direkt e ndjeva shkëndijën e parë. Unë nuk besoj tek dashuria me shikim të parë, kështu që bëra edhe një rrotullim tjetër për ta parë sërish, për herë të dytë. E pashë për herë të dytë, bëra edhe një të tretë. Këtu ndalova dhe thashë: Nuk e di çfarë e keni këtë gocën por është shumë simpatike.”

“Aty zbulova  që ka qenë tek “Ethet”. Ne katunarët nuk heqim dorë kollaj. Shyqyr që Xhensila ishte 16 vjeç atëherë që unë hyra në muhabet me të. Shumë gjëra ajo i merrte për të mirëqena.” – ka treguar Besi.

Edhe pse na tregojnë dy histori dhe kohë të ndryshme dashurish, dy çiftet janë një frymëzim dashurie për shumë nga fansat e tyre. Me këtë, shumë prej jush ndoshta kuptuan se është mëse normale nëse bie në dashuri me atë çunin me makinë që të ngacmon në rrugë, apo me djalin që të komplimenton për fotot në Instagram. Ku i dihet, mund të martohesh një ditë me të. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje