Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Si është të bësh skenat e seksit? Aktorja e njohur: “Duhet të pi shotsa përpara”

Si është të bësh skenat e seksit? Aktorja e njohur: “Duhet të pi shotsa përpara”
May 23
17:59 2019

Të gjithë e kemi menduar të paktën një herë: si ja bëjnë aktorët me aq shumë skena seksi? Aktorja e njohur, Jessica Alba ka treguar se shumicën e kohës është e shpifur.

Në një intervistë për “The Skinny Confidential Him&Her Podcat”, Jessica dhe bashkëshorti i saj, Cash Warren që është producent filmi, diskutuan për rëndësinë e të pasurit një partner që e kupton industrinë e Hollywood-it.

“Çfarë është e këndshmë për një partner që e kupton biznesin…është që ai e kupton çfarë duhet bërë. Unë punoj 16 orë në ditë, nuk është magjepësesë, është shumë intensive.”- u shpreh Alba.

Ndërkohë partneri i saj me shaka tregoi që pjesa e vetme nga puna e Jessicës që ai nuk e kupton janë skenat e seksit:

“Një pjesë e biznesit që unë nuk e kuptoj plotësisht është që nuk ka mundësi të bësh seks me dikë dhe mos ta shijosh. Ajo thotë përherë “Oh, ka shumë njerëz rrotull, regjisori është aty.” Por ti prapë bën qejf, ai djalë është një donzhuan…nuk ka mundësi mos ta shijosh të bësh seks me të.”

“Besoj se kjo është diferenca mes meje dhe teje. Shumicën e kohës është e shpifur sepse ata janë të panjohur për ty.”- u përgjigj Jessica.

Aktorja më pas solli dy shembuj nga eksperienca e saj: me Pierce Brosnan në “Some Kind of Beautiful” dhe Bruce Willis në “Sin City”:

“Mendoj se Pierce Brosnan dhe Bruce Willis janë djem shumë tërheqës, por është e çuditshme. Kur zgjedh të jesh me dikë në atë mënyrë, është shumë intime. Po merr frymë mbi dikë, është e gjitha aty, po i nuhat lëkurën… Do të zgjedhësh me kë do e bën këtë dhe duhet vërtetë të pretendosh.”

Dhe pasi moderatorja Lauryn Evarts Bosstick u shpreh se asaj do i duhej të pinte shotsa tekile nëse do ishte në vendin e aktores, Jessica u përgjigj:

“Më duhet dhe mua. Duhet të them që jam joprofesionale, 100%. Sepse ndihem sikur nëse jë vërtetë i mirë nuk ke pse e bën këtë. Ndonjëherë ka ditë dhe ditë me të njëjtën gjë, dhe duhet të rikrijosh momentin çdo herë, të rikrijosh kulmin e intimitetit nga ky kënd dhe ai kënd dhe nga ai këndi tjerër. Dhe meqë ra fjala- të gjithë janë aty! Asgjë nuk ndodh duke qenë vetëm në dhomë.”

Pra nuk qenka aspak e lehtë, dhe mbi të gjitha aspak qejf. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje