Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shumë e festuan Halloween-in por vetëm këta personazhe shqiptarë i qëndruan besnik zakoneve të festës

Shumë e festuan Halloween-in por vetëm këta personazhe shqiptarë i qëndruan besnik zakoneve të festës
November 01
10:26 2017

 

Të shumtë kanë qenë ata që e kanë festuar deri vonë Halloween-i, një festë kjo e cila mund të quhet një ndër të preferuarat duke qenë  se ti vë në punë fantazinë apo zgjedh të maskohesh si personazhi yt i preferuar qoftë ky i frikshëm apo jo. Zakoni i festës së Halloween-it në fakt është shumë ndryshe nga ajo që jemi mësuar të shohim përreth.

Kudo në botë fëmijë të vegjël shkojnë në shtëpitë e fqinjëve, trokasin dhe u kërkojnë atyre ëmbëlsira. Epo mesa duket kjo situatë ka ndodhur në shtëpinë e dy personazheve të njohur. Disa vogëlushë kanë trokitur në dyert e shtëpisë së Aurela Hoxhës dhe Robert Berishës. Këtë gjë ata e kanë postuar vetë në Instastory duke u shprehur të entuziazmuar.

 

Aurela u ka dhënë të ftuarëve të saj karamele ndërsa Roberti ka postuar një foto me ta në rrjete sociale, bashkangjitur të cilës shkruan me shaka: “O, s’ka xhaxhi bonbon.”/Blitz.al/

Shperndaje