Blitz

 Breaking News

Shtyhet sërish Big Brother: Anullim programi! Shihemi vitin tjetër!

Shtyhet sërish Big Brother: Anullim programi! Shihemi vitin tjetër!
January 14
12:00 2020

Gjithë entuziazëm në portale u përhap lajmi se Big Brother do të niste në vitin 2020. Gjatë festës së Top Channel në muajin tetor, dy moderatorët Isli Islami dhe Ori Nebiaj konfirmuan rikthimin e “Big Brother” këtë sezon.

Por duket se ky lajm i thënë prej tyre nuk ka qenë edhe aq i vërtetë pasi së fundmi është zbuluar se as këtë vit nuk do të ketë Big Brother.

Në një bashkëbisedim me ndjekësit e saj dikush e ka pyetur Arbana Osmanin se  kur do të nisi Big brother dhe kur do do e shohin atë në drejtimin e  këtij spektakli por përgjigja e ARbanës ka befasuar.

 

“Pyetja e jetës. As “Si je” nuk më është bërë më shumë se kjo pyetje. Big Brother do ketë por jo këtë vit. Më vjen mirë që ky porgram kvrkohet kaq shumë dhe uroj me gjithë zemër që Top Channel të mund ta sjellë vitin që vjen. Por mos më pyesni që tani nëse pas një viti do jem unë prezantuesja sepse pas një viti nuk e di çfarë po ndodh. Ajo që di me siguri është që Top Channel si gjithmonë do të dijë tv bëjë një zgjedhje të shkëlqyer. “,- shkruan Arbana.

Pra teknikisht e gjitha paska qenë një gënjeshtër dhe kjo nuk është hera e parë që dalin lajme të rreme për nisjen e një porgrami e pikërisht për reality shown Big Brother. Edhe më herët Top Channel ka treguar se ky format do të ritkthehet.

Skenografi i këtij televizioni, Fatmir Minga, i cili teksa prezantonte studiot e reja Nova, ka zbuluar se: “Jemi në ambientet ku posa kanë filluar punimet e BIG Brother-it. Kam një kënaqësi të them sepse për Big Brother është hera e parë që kthehet në shtëpi, gjithmonë kemi pasur ambiente jashtë televizionit. Do të jetë një BIG BROTHER i madh sic di të bëjë Top Channel, me studio gjigande dhe përgjegjësi maksimale nga ana vizuale”.

Pra anullim programi, dëgjohemi vitin tjetër!

/Blitz.al/

 

Share