Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Shtyhet koncerti madhështor i Capital T! Ja shkaku dhe data e re kur do të mbahet

Shtyhet koncerti madhështor i Capital T! Ja shkaku dhe data e re kur do të mbahet
September 18
13:55 2019

Të gjithë e kishim shënuar në kalendar datën 19 Shtator. Kjo sepse do të mbahej koncerti gjigand “Time Capsule”, i një prej artistëve më të mirë shqiptarë, Capital T. Por kemi dy lajme!

E fillojmë nga “i keqi”! Ndonëse çdo gjë është gati nga ana organizative, si dhe në energjinë e publikut, moti këtë herë nuk bashkëpunoi. Në një deklaratë për shtyp, të zbardhur nga “News31.al”,ata kanw lajmëruar se për shkak të parashikimeve të motit jo të favorshëm, koncerti do të shtyhet për në datën 20 shtator, por në të njëjtin orar (19:19) dhe në të njëjtin vend (Sheshi Nënë Tereza)

Lajmi i mirë është që duke qenë “Time Capsule”, koha është një koncept relativ kështu që mund ta shijojmë sikur asgjë të mos ketë ndodhur. Si dhe kjo do të thotë dhe 24 orë më shumë mundësi, për të blerë biletat nëse ende nuk i keni bërë tuajat.

Deklaratë për shtyp

Gjithçka është gati në sheshin Nënë Tereza për tu mbajtur koncerti i shumëpritur i artistit Capital T, “Time Capsule”. Prej ditësh stafi i artistit së bashku me organizatorët e koncertit janë zhvendosur në sheshin kryesor të Tiranës së bashku me personat përgjegjës për foninë, audion dhe skenografinë e koncertit.

Mirëpo, ndonëse prej një muaji më parë Capital T lajmëroi se koncerti do të mbahet në datën 19 shtator, në orën 19:19 në sheshin Nënë Tereza, organizatorët kanë marrë një lajm të minutës së fundit nga Shërbimi Meterologjik Ushtarak, i cili ka komunikuar se ditën e nesërme do të ketë rreshje shiu përgjatë gjithë ditës, çka e vështirëson komoditetin e të pranishmëve në koncert, sikurse bëhet problem edhe për të gjitha mjetet e teknologjisë së fundit që kanë ardhur në Tiranë specifikisht për“Time Capsule”.

Ndonëse stafi i koncertit ia doli të ketë gjithçka gati në detaje dhe artisti Capital T ka përfunduar të gjitha përgatitjet për performancën e tij, sërish, prej shkakut të motit të keq, u vendos nga bordi menaxhues dhe krijues i koncertit “Time Capsule” që ky i fundit te shtyhet për ditën e premte, më 20 shtator, në të njëjtën orë dhe në të njejtin vend.

Sigurisht, të gjitha biletat e shitura janë padiskutim të rregullta ndonëse ato shkruajnë datën 19 shtator, duke qenë sërish të vlefshme për datën 20 shtator pasi asgjë nuk ka ndryshuar as në strukturë, menaxhim apo përmbajtje të koncertit veç datës, që ishte e pashmangshme prej motit të keq.

Capital T dhe stafi i tij ju falenderojnë për durimin dhe energjinë e mirë që keni shprehur deri në këto momente, duke kërkuar ndjesë për çdo parregullësi qe mund të shkaktojë ndryshimi idatës në axhendat e të pranishmëve por me premtimin se në fund, gjithçka do t‘ia vlejë për të përmbushur me sukses misionin nga nisi e gjitha: “Time Capsule”, një mega koncert, i pari i llojit të tij në Shqipëri me një standard krejtësisht ndërkombëtar është një eksperiencë që nuk duhet humbur përasgjë.

Capital T, ju pret në sheshin Nënë Tereza, në “Time Capsule” në datën 20 shtator, ora 19:19, ku moti i mirë dhe energjia elektrizuese do ta kthejnë të gjithën në një mbrëmje të paharrueshme! /Blitz.al/

 

Share