Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Shtëpia e aktores turke përfshihet nga flakët gjatë kohës që ajo ishte brenda

Shtëpia e aktores turke përfshihet nga flakët gjatë kohës që ajo ishte brenda
November 05
15:52 2019

Aktorja shumë e njohur turke falë roleve në telenovelat që janë transmetuar edhe në Shqipëri, Hazal Kaya është në muajin e tetë të shtatzënisë.

Ditën e djeshme ajo ka përjetuar një situatë tmerruese pasi shtëpia e saj është përfshirë nga flakët.

Mediat turke shkruajnë se shtëpia e dy aktorëve, Hazal Kaya dhe Ali Atay, në Zekeriyakoy, Stamboll  është djegur.

Gjatë momentit të shpërthimit në shtëpi ndodhej vetëm Nihal, e cila ka përjetuar momente tmerri, dhe të qenurit shtatzënë e ka rënduar edhe më shumë situatën.

Bashkëshorti i saj ndodhej në xhirimet e serialit të ri ndërsa aktorja, duke qenë e vetme përjetoi panik dhe tmerr.

Momentalisht mediat shtojnë se gjendja e aktores është normalizuar dhe ajo ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Share