Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Shtatzënia ka edhe momente të vështira”- Chiara Ferragni rrëfen pasiguritë për trupin me një mesazh frymëzues

“Shtatzënia ka edhe momente të vështira”- Chiara Ferragni rrëfen pasiguritë për trupin me një mesazh frymëzues
March 16
21:25 2019

Blogerja e famshme italiane dhe me shumë influence në të gjithë botë, reflekton në postimet e saj në rrjete sociale imazhin e një gruaje perfekte, me një jetë perfekte.

Por edhe Chiara Ferragni ka pasiguritë e veta si të gjithë, dhe këtë nuk ngurroi ta ndante dhe më ndjekësit e saj.

Përmes një postimi në profilin e saj në Instagram, blogerja ka postuar një foto të kohës kur ishte shtatzënë me barkun e rrumbullakosur, të cilin e ka shoqëruar edhe me një mesazh frymëzues për të gjithë vajzat që nuk i pëlqen trupi tyre në një periudhe të caktuar.

“Kjo jam unë, ekzaktësisht një vit më parë. Isha 36-javëshe shtatzënë, në shtëpinë e pushimit në Los Angeles…. Në atë kohë kujtoj se vendosa të mos e postoja këtë foto dhe nuk ishte sepse kisha një shenjë në pantallonat e mia të bardha. Ndihesha e pasigurt për të ndarë foto të trupit tim në këtë stad të shtatzënisë. Nuk jam gjithmonë e sigurt me veten, edhe nëse kam marrëdhënie të mirë me trupin tim, një shtatzëni është sa magjike dhe e vështirë në disa momente. …Tani një vit më vonë që mbaj në dorë njeriun tim të preferuar mund të them këtë gjë: trupi im, jam shumë krenar për ty“…., ka shkruar Chiara.

Të duash trupin tënd është një proces i gjatë, por unë inkurajoj të gjithë ju t’i thoni diçka të bukur vetes suaj, sa herë që shiheni në pasqyrë. Kështu fillon revolucioni për vetëbesimin. Duaj veten tënde në fillim që të të duan dhe të tjerët më pas-mbyll postimin blogerja e famshme.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje