Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shtatzënë por më e dobët? Çfarë po ndodh me Jennifer Aniston?

June 30
12:28 2016

...

Kohët e fundit është diskutuar lajmi se Jennifer Aniston është në pritje të një fëmije. Gjithçka ka nisur nga disa foto të publikuara më herët gjatë pushimeve të saj në Bahamas krah bashkëshortit Justin Theroux.

Ndërkohë që të gjithë prisnim që aktorja të shtonte kilogramët, ajo është shfaqur të mërkurën në rrugët e Nju Jorkut më e dobët dhe dukej se kishte disa “probleme” me pantallonat e saj të bardha që dukej qartë që i rrinin të lirshme. Jennifer nuk e ka pohuar lajmin e shtatzënisë apo të ketë komentuar thashethemet rreth këtij lajmi.

Revista “In Touch Weekly” në fillim të qershorit  shkroi se Jennifer dhe Justin po mendonin të krijonin familje, 10 muaj pas kurorëzimit dhe përdori pikërisht fotot e shkrepura në Bahamas për të dëshmuar në një farë mënyre se diçka është duke ndodhur. “Ajo është shtatzënë”,- ka pohuar një mik i çiftit për revistën.  “Lajmi i pritjes së fëmijës erdhi në një moment të keq të jetës së saj, pasi ajo sapo kishte humbur nënën dhe gjërat me Justin nuk po shkonin aq mirë. Por tani shtatzënia e papritur e ndryshoi situatën”,- pohon burimi.

Megjithatë, situata na çon në konfuzion: A është shtatzënë në të vërtetë Aniston? Kjo mbetet për t’u parë me kohën apo deri në momentin e një prononcimi prej saj.

Komento
Etiketimet
Shperndaje