Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shqiptarët triumfojnë në Tuz, Afërdita dhe Emina dy malësoret krenare që iu gëzuan fitores

Shqiptarët triumfojnë në Tuz, Afërdita dhe Emina dy malësoret krenare që iu gëzuan fitores
March 04
21:07 2019

Partitë shqiptare ditën e djeshme kanë marrë afërsisht 3700 vota duke siguruar kështu 16 mandate dhe fitoren për Komunën e Tuzit. Ky është një rezultat historik pasi për herë të parë shqiptarët e Tuzit fitojnë komunën dhe do ta drejtojnë atë. Vitin e kaluar Tuzi u shpall komune e Pavarur duke u shkëputur totalisht nga Podgorica.

Tuzi është  komuna e dytë e Malit të Zi, që drejtohet nga shqiptarët pas komunës së Ulqinit. Festa e shqiptarëve të Malësisë ka fillujar që në momentin  e parë të shpalljes së fitores.

Jo vetëm vendasit por edhe emigrantët i kanë gëzuar kësaj fitoreje. Emina Çunmulaj apo Afërdita Dreshaj kanë qenë dy nga vajzat që janë lumturuar kur morën vesh se Tuzi do të drejtohej n ga një shqiptar.  Bashkëshorti i Afërdita Dreshajt madje, edhe pse është çek ka gëzuar bashkë me këngëtaren e njohur duke bërë shqiponjën me duar në shenjë mbështetjeje të kësaj fitoreje.

Vetë Afërdita ka publikuar një video ku tregon se edhe Jakub Kindl, bashkëshorti i saj është tepër i lumtur.

Nga ana tjetër Emina Çunmulaj ka qenë akoma më e lidhur me këto votime.

Çunmulaj ka deklaruar publikisht se e ka pasur të pamundur të votojë në zgjedhjet që janë duke u mbajtur në Tuz të Mal të Zi.

Ajo  nuk e di arsyen specifike se përse nuk e kanë lejuar të votojë por mendon që kjo lidhet me influencën e saj për popullin shqiptar.

“Edhe pse nuk më lejuan të votoj ata që më duan dhe kanë të njëjtin besim si unë kanë votuar numrin 5”,- shkroi Emina në postime dhe e ndoqi më vonë hap pas hapi festën e shqiptarëve në Tuz.

Komento
Shperndaje