Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shqipëria në Eurovision, ja si janë renditur këngëtarët ndër vite

Shqipëria në Eurovision, ja si janë renditur këngëtarët ndër vite
May 15
16:29 2019

Eurovisioni është një ndër festivalet më të rëndësishme, ku gjithnjë shqiptarët kanë dashur të përfaqësohen në mënyrën më të mirë të mundshme. Dhe teksa presim mbrëmjen e nesërme, për të ndjekur performancën e Jonida Maliqit në Tel Aviv, le të rikthehemi pas në kohë për të parë përfaqësuesit shqiptarë në Eurovision.

Ndonëse themi se nuk ka rëndësi fitorja, nuk është keq të renditemi ndër më të mirët. Për herë të parë, Shqipëria mori pjesë në vitin 2004, dhe renditjen më të mirë e kemi pasur në 2012 me Rona Nishliun në vendin e pestë.

2004 Fiton Ukraina, Shqipëria në vend të 7 me Anjeza Shahini “The image of you”

2005 Fiton Greqia, Shqipëria në vend të 16 me Ledina Çelo “Tomorrow I go”

2006 Fiton Finlanda, Shqipëria nuk kualifikohet në finale me Luiz Ejlli “Zjarr e ftohtë”

2007 Fiton Serbia, Shqipëria nuk kualifikohet në finale me Aida dhe Frederik Ndoci “Hear my plea”

2008 Fiton Rusia, Shqipëria në vend të 17 me Olta Boka “Zemrën e lamë peng”

2009 Fiton Norvegjia, Shqipëria në vend të 17 me Kejsi Tola “Carry me in your dreams”

2010 Fiton Gjermania, Shqipëria në vend të 16 me Juliana Pasha “It’s all about you”

2011 Fiton Azerbaijan, Shqipëria nuk kualifikohet në finale me Aurela Gaçe “Feel the passion”

2012 Fiton Suedia, Shqipëria në vend të 5 me Rona Nishliu “Suus”

2013 Fiton Danimarka, Shqipëria nuk kualifikohet në finale me Adrian Lulgjuraj dhe Bledar Sejko “Identitet”

2014 Fiton Austria, Shqipëria nuk kualifikohet në finale me Hersi “One Night’s Anger”

2015 Fiton Suedia, Shqipëria në vend të 17 me Elhaida Dani “I’m Alive”

2016 Fiton Ukraina, Shqipëria nuk kualifikohet në finale me Eneda Tarida “Fairytale”

2017 Fiton Portugalia, Shqipëria nuk kualifikohet në finale me Lindita “World”

2018 Fiton Izraeli, Shqipëria në vend të 11 me Eugent Bushpepa “Mall”/Blitz.al/

Komento
Shperndaje