Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Shpërthen Adelina Ismajli: Hajna, më bastarduat këngën

Shpërthen Adelina Ismajli: Hajna, më bastarduat këngën
November 08
11:19 2019

Një video teksa shihet Albina Kelmendi të këndojë këngën e Adelina Ismajlit Shko n’rrs” ka acaruar keq autoren e këngës, Adelina Ismajli e cila ka reaguar jo fort mirë në llogarinë e saj në Instagram.

Bëhet fjalë më konkretisht për emisionin “n’Kosovë Show” ku disa këngëtarë kënduan një potpuri këngësh si kartolinë urimi për vitin 2020 që vjen së shpejti.

Mes shumë këngëve ishte edhe ajo e Adelina Ismajlit, “Shko n’rrs”, por Adelinën e ka irritur fakti që në videon e publikuar në YouTube nuk kanë përmendur të drejtat e autorit.

Albina Kelmendi, siç e përmendëm edhe në hyrje është këngëtare jo pak e njohur. Në “The Voice of Albania 4” Kelmendi zuri vendin e dytë dhe arriti të kalonte në finalen e madhe të “Top Fest 9” me këngën “Nuk ka ma mirë”. Blitz.al/Ronaldo Sharka

Share