Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shoqja e ngushtë të njeh më mirë se të gjithë! Arbana i uron ditëlindjen Xhemit me fotot që ajo nuk do i publikonte kurrë!

Shoqja e ngushtë të njeh më mirë se të gjithë! Arbana i uron ditëlindjen Xhemit me fotot që ajo nuk do i publikonte kurrë!
January 04
23:52 2018

Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu janë mikesha të ngushta prej kohësh tashmë. Shpeshherë i shohim të bëjnë shaka me njëra-tjetrën në rrjete sociale, Xhemi sidomos nuk i kursen komentet e saj pikante. Megjithatë, këtë herë ka qenë Arbana ajo që me siguri ka habitur edhe vetë Xhemin. Sot moderatorja e “Portokalli” feston ditëlindjen. Sapo ora ka shkuar 12:00, Arbana Osmani dhe Eno Popi kanë bërë një surprizë për Xhemin. Ata kanë shkuar poshtë shtëpisë së saj për ta uruar por Arbana nuk është mjaftuar me kaq pasi ka vijuar të urojë mikeshën e saj këtë herë në Instagram.

Arbana ka postuar disa foto të shkrepura gjatë përditshmërisë ku tregohet më së miri se si e kalojnë kohën dy mike të mira. Ndoshta nuk janë më të bukurat e mundshme, e në disa prej tyre Arbana shprehet se Xhemi do e “vras” që i ka publikuar por mbetenh kujtime shumë të bukura prej tyre. Si gjithmonë Arbana është nga ato shoqe që dinë të të surprizojnë për ditëlindje, duke të postuar foto që ti ndoshta nuk do i publikoje kurrë!/Blitz.al/

Komento
Shperndaje