Blitz

 Breaking News

Shokuese/ Babai i pret fytin djalit sepse është Gay

Shokuese/ Babai i pret fytin djalit sepse është Gay
February 13
17:41 2020

Një burrë nga Iraku i cili tentoi të vriste të birin për shkak se ishte gay pret të përballet me një proces gjyqësor në Zvicër.

Ishte pranvera e 2019, kur Seran M u shtrua në spitalin e Bernës me prerje të mëdha në qafë dhe krahëror.

Për mediat zvicerane në tetor ai do të bënte përgjegjës babain e tij. Ai tregoi se ai e kishte zgjuar natën vonë të birin, duke i ulëritur: “Ti je gay, je gay?”

Dhe pas kësaj ai tentoi ti presë fytin djalit. Seran M tregon se është me fat që i mbijetoi sulmit.

Babai, kundër të cilit po zhvillohet procedura penale për vrasje me dashje, është ende në paraburgim.

Në anën tjetër, ai ka parashtruar ankesë në gjykatën e lartë. Ai mohon sulmin ndaj të birit, duke deklaruar se ka tentuar të vëtëvritet.

Share