Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shokohen banorët! Amerikani shkon në Kolumbi dhe e nxjerr të dashurën shëtitje të lidhur nga zinxhiri si të ishte kafshë

Shokohen banorët! Amerikani shkon në Kolumbi dhe e nxjerr të dashurën shëtitje të lidhur nga zinxhiri si të ishte kafshë
January 18
23:03 2019

Një video e postuar së fundmi në rrjete sociale ka tronditur opinionin publik dhe ka shkaktuar mjaft reagime të ashpra. Në videon në fjalë shfaqet një turist duke ecur në rrugët e Kartagjenës në Kolumbi dhe duke mbajtur të dashurën e tij të lidhur nga qafa me një zinxhir.

Ky moment është  regjistruar nga një makinë kalimtare. Çifti shihet duke ecur në trotuar, ai mban në njërën dorë një birrë dhe në tjetrën litarin me të cilin tërheq të dashurën e tij sikur të ishte një kafshë. Dhe e gjithë kjo pa ndonjë reagim nga gruaja që duket se e ka pranuar këtë situatë.
 Sipas mediave lokale ende nuk dihet nëse autoritetet kanë nisur hetimet për këtë rast.

“Shumë turistë vijnë këtu dhe kanë mënyrën e tyre për të bërë disa gjëra. Por kjo është me të vërtetë diçka që na ka shokuar,- është shprehur një nga banorët e vendit, Gian Filgueno. “Djali e kishte lidhur me zinxhirë gruan dhe e tërhiqte atë si të  ishte një kafshë. Ajo ishte në rregull me këtë,” shtoi ai.

Shumë komente në rrjete sociale shpreheshin se: “Ky djalë ka nevojë të marrë një mësim para se burrat e tjerë të fillojnë ta kopjojnë atë.”/Blitz.al/

Komento
Shperndaje