Blitz

 Breaking News

Shkon në 59 numri i personave të prekur nga COVID-19. 30 pacientë të shtruar tek Infektivi

Shkon në 59 numri i personave të prekur nga COVID-19. 30 pacientë të shtruar tek Infektivi
March 18
11:47 2020

Ka shkuar në 59 numri i personave të prekur nga COVID-19. Lajmi është bërë i ditur nga Eugena Tomini, përgjegjëse e departamentit të inteligjiencës epidemiologjike në ISHP. Nga 60 raste të dyshuara me koronavirus, 4 prej tyre kanë rezultuar pozitive. Aktualisht në spitalin e Infektivit qëndrojnë 30 pacientë të shtruar.

“Ju informojmë për situatën e fundit të COVID-19 në Shqipëri. Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një pacient i moshës 66-vjecare në spitalin Infektiv, që vuante nga disa sëmundje shoqëruese: insuficenca kardiake, edemë pulmonarë dhe insuficencë renale. Prej disa ditësh pacienti ishte i intubuar (me respiracion të drejtuar) në gjendje të rëndë shëndetësore.

bëj me dije se, në 24 orët e fundit janë testuar 60 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 4 raste të reja me COVID-19. Tre janë raste kontakti në gjendje të mirë shëndetësore dhe një rast i ri, një pacient 66-vjeçar që po trajtohet në terapi intensive në spitalin infektiv në QSUT. Deri në këto momente janë testuar 665 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 59 raste”, tha Tomini.

 

Share