Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Shiko kush Luan”, zbulohet skenografia, të ftuarit e parë dhe një detaj që nuk e prisnim: Luana do të ketë dy velina!

“Shiko kush Luan”, zbulohet skenografia, të ftuarit e parë dhe një detaj që nuk e prisnim: Luana do të ketë dy velina!
October 26
09:53 2017

Shumë shpejt të shtunave në mbrëmje do  të nisë programi “Shiko kush Luan” nën drejtimin e Luana Vjollcës. Prej kohësh mediat kanë shkruar gjatë mbi qëndrimin e saj nën Top Channel pas mbylljes së programit “Pa Limit”, të cilin ajo e  moderonte prej disa sezonesh por duket se Luana jo vetëm që do vijojë të jetë pjesë e Top Media por i është besuar një orar tepër i rëndësishëm, e shtuna në mbrëmje.

E ftuar sot në “Wake Up”, Luana ka treguar detaje të reja mbi programin e ri si dhe sfidën e  të qenit një bashkëautore përkrah Blendi Salajt. Skuadra e “Shiko kush Luan” tashmë është formuar dhe krah bukuroshes bionde do të shfaqen dhe dy meshkujt, Gent Hazizi dhe Edi Manushi. Pjesë e grupit do të jetë dhe këngëtarja Fifi bashkë me një band muzikore. Një tjetër detaj është se Luana në emisionin e saj do të ketë edhe dy velina.

“Do të jetë jo vetëm garë, në formën e quizz-it, por një “show” siç e do e shtuna në mbrëmje. Jemi munduar të bashkojmë garën dhe spektaklin për të nxjerrë diçka të mirë. 10 vite në Top Channel më kanë bërë të kuptoj se çfarë kërkon një mbrëmje “prime time”, tha Luana, e cila zbuloi se do të ketë edhe çmime për fituesit.

“Do të ketë çmim për tre personazhet e skuadrës fituese, por nuk dua ta zbuloj tani çmimin” u shpreh ajo.

Luana zbuloi se në puntatën e parë të programit do të luajnë MC Kresha, Lyrical Son dhe Jonida Maliqi.

Gjithashtu moderatorja u shpreh se e ka zgjedhur veshjen e saj, që do të jetë e bardhë. Gjithsesi, sipas Luanës, vëmendja nuk do të jetë se çfarë ka veshur vetë ajo, por te dy velinat e programit, që do të zgjasë 90 minuta dhe “do të bëhet më i nxehtë me kalimin e kohës”.

Në një postim të fundit në Instastory moderatorja na ka zbuluar edhe detajin e fundit mbi të cilin publiku kishte kuriozitet, studion e emisionit./Blitz.al/

Shperndaje