Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Shi bie në Tiranë” dhe 7 këngë të tjera me shi që do ju bëjnë t’i doni më shumë këto ditë

“Shi bie në Tiranë” dhe 7 këngë të tjera me shi që do ju bëjnë t’i doni më shumë këto ditë
April 10
18:38 2019

Sikurse edhe ishte parashikuar nga metereologët kjo javë ka nisur dhe do mbarojë me shi.

Duket e zymtë kur e dëgjon si lajm në këtë periudhë që supozohej të ishte pranverë me diell, por ja që për çdo problem ka një zgjidhje: muzika.

Shiu është padyshim një detaj artistik e romantik, ndaj edhe frymëzon kaq shumë këngë, madje edhe poezi e skena filmash.

Një dashuri që fiket nga shiu, një puthje nën çati, dikush që ikën si shiu, shiu i verës, shiu që lan mëkatet…, çdo gjë vërtitet rreth shiut.

Më poshtë, ju rikujtojmë 8 këngët më të njohura shqiptare që kanë si temë shiun, ideale për t’ju shoqëruar në këtë javë plot me reshje.

“Shi bie në Tiranë”- Fitnete Tuda

E kush nuk e ka kënduar ndonjëherë me vete këtë këngë teksa ecte rrugëve të Tiranës?

Padyshim, himn i shiut në kryeqytet.

“Shi bie në Tiranë
si nën ombrellë
ti strukesh nën një palmë
gjysma ime mbeti
rrugëve të këtij qyteti
shi bie në Tiranë”

“Djaloshi dhe shiu” – Vaçe Zela

Shiu shijon shumë, më shumë akoma kur po pret dikë me ankth e me gëzim.

“Ja shiu pik, pik,pik,pik,
Bjen në rrugë , troket ai pa pushim
E ora tik-tak, tik-tak
Shkon e djali pret me padurim
O zemra tak-tak tak-tak
Pse tash nis me rrah’ me kaq nxitim
Mendon djaloshi që po pret në shi me ankth e me gëzim…”

“E urrej shiun” – Elita 5

Nuk e dimë se si i keni raportet me shiun, po nëse ju ka fikur një zjarr dashurie, urrejtjes tuaj i këndon Elita 5:

“Harruar si një letër e djegur…
në këtë rrugë pa adresë kam mbetur
E urrej, shiun kur bie…
se njëherë ma fiku një zjarr
një zjarr dashurie
I urrej, lotët e mi
dhe pse ngjajnë me shiun
që më ndau nga ti…”

“Shiu”- Fisnikët

Ditët me shi janë perfekte për t’na futur në të thella e për t’na bërë nostalgjikë. E ndërkohë që mendoni, dëgjoni këtë melodi të Fisnikëve:

“Unë mendoj vetem në ty
ndërsa jasht po bije shi
unë të kërkoj vetem ty
dhe degjoj këtë melodi….këtë melodi…”

“Ecën në shi” – Aleksandër Gjoka

Ah, sa shijon kjo ecura në shi; panoramë melankolike, me flokë të lagur, maskim ideal për lotët. Ndaj qani e shfryhuni me këtë këngë të Aleksandër Gjokës:

“Me flokë të lagur
me sy të plakur
Ecën në shi

Me ëndrrën fikur
Shpres’ e arratisur
Ti ecën në shi

Me flokë të lagur
me sy të plakur
Ecën në shi…”

“Shiu i verës” – Naim Krasniqi

E sigurt që sa herë bie shi në verë, kjo këngë na vjen menjëherë në mendje.
Nuk e dimë nëse edhe juve ju kujton puthjen nën çati, por këngën do e shijoni po njësoj:

“Shiu i veres, shi i ngrohtë i dashurisë
ma kujton atë puthjen nën çati
ooo lutjen tende aq të ëmbël e dëgjoj
t’lutem bjer e mos u ndal o shi…”

“Si shiu” – Argjentina Ramosaj

Ka njerëz, që ikin…fiks si shiu.

“Si një shi ti ike
në çdo pikë më vrisje
a e mban mënd,
ike ti si ike
dhe në zemër kishe akoma atë”

“Shiu” – Ylli Limani

Baladat e ndjera e romantike të Ylli Limanit janë perfekte për t’u dëgjuar në çdo kohë, po në ditë me shi kanë dyfish efekt. Shiu lan edhe mëkate!

“E shiu do t’i laj mëkatet tona
do t’harrojmë netët e vona
kur ti e shtrirë pranë meje
më falje dashuri
Fotografitë në mur
një ditë do t’zbehen
nëse shkon e di s’do kthehesh
prandaj të lutem rri
veç edhe një natë…”

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje