Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sherr në DWTS/Partneri i Soni Malajt plas të vërtetën live në spektakël: “Koreografitë e kolegëve nuk janë në nivelet e duhura”

Sherr në DWTS/Partneri i Soni Malajt plas të vërtetën live në spektakël: “Koreografitë e kolegëve nuk janë në nivelet e duhura”
April 21
09:23 2018

Mbrëmja e djeshme në “Dancing With the Stars” nuk ka kaluar pa debat. Në puntatën e pestë të këtij edicioni ka patur nga ata konkurrentë që kanë ngritur zërin për të kritikuar kolegët e kanë hasur përplasje edhe me jurinë.

Javën e kaluar ishte Rovena Dilo dhe Eltion Merja ata që nisën diskutimin se juria favorizonte në një farë mënyre disa çifte. Këtë javë ka qenë Dion Gjinika, partneri në kërcim i Soni Malajt i cili gjatë klipit prezantues të javës ka thënë emra konkretë të kolegëve të tij.

Dioni është shprehur se çiftet e tjerë nuk janë duke punuar ashtu siç duhet. Adela balerina që kërcen me Nikon sipas tij ka më shumë protagonizëm në skenë në një kohë kur në fakt në qendër të vëmendjes duhet të jetë VIP-i.  Dioni nuk ka lënë pa përmendur edhe Mariza Ikonomin dhe Jurgen Balën duke u shprehur se bëjnë koreografi shumë të thjeshta.

“Koreografitë e kolegëve nuk janë në nivelet e duhura”,- është shprehur ai duke etiketuar haptazi kolegët balerinë më shumë sesa VIP-at.

Nisur nga këto deklarata në “Gold Room dhe në skenë kanë lindur debate mes Dionit- Adelës dhe Dionit dhe jurisë të cilët shpreheshin se në fakt ndonjëherë është Dioni ai që i komplikon koreografitë.

Ajo që vihet re këtë vit dhe që Alfred Kaçinari e theksoi disi në fjalën e tij është se protagonizmin në disa çifte këtë edicion nuk e kanë VIP-at por balerinët. Jo vetëm protagonizmin skenik në kërcim por edhe përfshirjen në debate të ndryshme. Mbrëmjen e djeshme nga gara e kërcimit është eleminuar Xhani Shqerra./Blitz.al/

Komento
Shperndaje