Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Sherr” mes të ftuarës dhe Rudina Magjistarit në emision…

“Sherr” mes të ftuarës dhe Rudina Magjistarit në emision…
September 25
17:52 2017

Linda Rei ka qënë e ftuar sot në emisionin e pasdites të Rudina Magjistarit. Deri këtu nuk ka asnjë lajm, por gjatë bisedës duket se Linda nuk ka qenë dakort me termin “transgjinore”, me të cilin Rudina e ka quajtur.

Moderatorja i ngulmonte mendimit të saj se Linda përfaqësonte transgjinorët por kjo e fundit ka thënë se ajo në shoqëri përfaqeson “femrën” dhe asgjë tjetër. “ Ju duhet ta kuptoni se unë nuk e kam “penisin” dhe jam një femër e nuk mund të quhem transgjinore. Problemin e keni ju mediat që akoma shkruani “Transgjinorja Linda Rei. Ti që je bionde bën pjesë në grupin e femrave bionde?! Se besoj mua më dukesh femër.”- është shprehur e revoltuar Linda.

 

Rudina e ka ngacmuar disa herë, duke i kujtuar të shkuarën gjë që Lindës nuk i ka pëlqyer aspak. Magjistari e ka pyetur Lindën edhe për emrin e saj të mëparshëm dhe ajo është shprehur se ai person ka vdekur dhe nuk ka dashur të tregojë më shumë rreth të shkuarës së saj.

Megjithatë në fund të bisedës Linda Rei i ka kërkuar falje Rudina Magjistarit, që u tregua paksa e ashpër me të gjatë emisionit të ditës së sotme./Blitz.al/

Shperndaje