Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sherr dhe bojkot për dorëheqjen e Xhafajt, komisionet parlamentare paralizohen!

Sherr dhe bojkot për dorëheqjen e Xhafajt, komisionet parlamentare paralizohen!
May 22
15:51 2018

Deputetët e opozitës janë paraqitur ditën e sotme në Kuvend vetëm për të denoncuar skandalin e vëllait të ministrit të brendshëm, Angron Xhafaj.

Teksa deputetët e djathtë ishin në Komisionin e Edukimit dhe Mjetet e Informimit Publik për të kërkuar dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, deputetët e majtë nuk kanë hyrë fare në sallë duke bojkotuar protestën e opozitës.

Kryetarja e këtij komisionit, Alban Vokshi deklaroi se ndër të gjithë kolegët që duhet të ishin të pranishëm, vetëm Milva Ikonomi ka deklaruar se është sëmurë ndërsa të tjerët kanë marrë urdhër nga shefi i tyre të mos paraqiten.

Dorëheqja e Fatmir Xhafajt është kërkuar në shumicën e komisioneve parlamentare ndërkohë që deputeti Bardh Spahia ka ngritur edhe njëherë pyetjen që gazetarja Ambrozia Meta i drejtoi Ramës.

Si ka mundësi që dy ministra të Brendshëm dalin të implikuar në trafik droge?! Si ka mundësi që PS-ja nuk e gjen dot një person për ministrinë e saj më të rëndësishmë të paimplikuar në trafikun e drogës? Edhe njëherë do të ishte në nderin tuaj të distancoheshit haptazi nga implikimi i ministrave tuaj dhe kryeministrit në trafik droge!” – u shpreh Spahia.  /Blitz.al/

Komento
Shperndaje