Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Selena Gomez në një lidhje me këngëtarin e njohur?

Selena Gomez në një lidhje me këngëtarin e njohur?
October 04
16:54 2019

Selena Gomez e ka marrë veten tërësisht dhe nuk e shqetëson aspak martesa e Justin dhe Hailey-t.

Së fundmi këngëtarja nuk po vuan më nga as nga ankthi dhe është në fazën më të qetë të jetës së saj, duke iu përkushtuar vetes, familjes dhe miqve.

“Ajo ka dalë me miq të vjetër e familjarë, duke e mbajtur veten jashtë vëmendjes dhe larg vendeve publike.”- ka treguar një burim për “Cosmopolitan”.

Mesa duket aq mirë po e shijo jetën këngëtarja sa thuhet se ka nisur një lidhje të re.

Sikurse raportojnë mediat e huaja, mbrëmjen e kaluar Selena është parë duke shkëmbyer puthje me ish-pjestarin e grupit “One Direction”, Niall Horan.

Burime për “Us Weekly”, kanë treguar se ata janë puthur në një vend ku thuajse nuk i shihte njeri.

Sikurse duket edhe në foton e publikuar me një grup miqsh, ata shfaqen afër njëri-tjetrit.

/Blitz.al/

 

Share