Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Selena Gomez “ndjek” Justin Bieber

Selena Gomez “ndjek” Justin Bieber
March 24
17:39 2016

Mbrëmjen e së mërkurës, Selena Gomez është parë në koncertin e Justin Bieber në teatrin “Staples Center”, Los Anxhelos.

Pasi qarkulluan lajmet se Justin ishte frymëzuar nga Selena Gomez për të realizuar albumin e tij më të fundit, “Purpose”, ai shpërndau një foto të tij dhe Selenas të viteve më parë duke u puthur. Kjo ka nxitur  fansat e dy artistëve të mendojnë se ata mund të rikthehen bashkë.

Në një llogari të fansave të Gomez është postuar një foto ku shihet Selena Gomez në mes të një turme që mendohet të jetë nga koncerti i Bieber.

Lajmi nuk është konfirmuar as nga Gomez e as nga Biber, kështu që mbetet në kuadrin e thashethemeve.

Shperndaje