Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Selena flet pas ndarjes: Me The Weeknd mbetemi shokë të ngushtë, nuk do e harroj kurrë!

Selena flet pas ndarjes: Me The Weeknd mbetemi shokë të ngushtë, nuk do e harroj kurrë!
November 30
21:58 2017

Jeta private e Selena Gomez mund të themi sa ka qenë në qendër të vëmendjes më shumë se kurrë. Të gjithë janë duke pyetur për arsyen e vërtetë që fshihet pas ndarjes së saj nga këngëtari The Weeknd dhe rikthimi me Justin Bieber.

Shumë prej fansave të saj i ka habitur kjo kthesë e këngëtares por më në fund për herë të parë Gomez ka sqaruar situatën midis saj dhe këngëtarit të “Starboy”.

” Diçka për të cilën jam me të vërtetë krenare është fakti që tani mes meje dhe The Weeknd ka një miqësi të vërtetë. Kurrë më parë s’ më ka ndodhur diçka e tillë. Ne e mbyllëm gjithçka si dy miq të ngushtë duke premtuar se do të kujdeseshim dhe inkurajonim njëri-tjetrin, diçka që me të vërtetë nuk do ta harroj!”- u shpreh Selena për Billboard duke treguar njëherë e mirë se nuk ka mëri mes tyre.

Përsa i përket rikthimit me Bieber, Selena ka preferuar të thotë  vetëm kaq: ” Jam 25 vjeç, as 18, as 19. Unë i vlerësoj shumë njerëzit që kanë lënë gjurmë në jetën time…”

Kjo vajzë ose ka mbyllur një lidhje në mënyrën më të mirë të mundshme, ose po na hedh pak “hi syve”./Blitz.al/

Komento
Shperndaje