Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Scarlett Johansson është aktorja e parë që do të paguhet njësoj sa kolegët e saj meshkuj

Scarlett Johansson është aktorja e parë që do të paguhet njësoj sa kolegët e saj meshkuj
October 12
17:21 2018

“Black Widow” ose “Vejusha e Zezë” pritet të ketë filmin e saj të parë vitin që vjen dhe kjo është një fitore e madhe jo vetëm për atë si personazh i “Marvel” dhe “Avengers” por dhe për aktoren që e luan. Scarlett Johansson do të fitojë nga filmi aq sa kanë fituar dhe kolegët e saj meshkuj për rolet e superheronjëve. Po, ajo do të paguhet për “Black Widow” njësoj siç është paguar Chris Evans për “Captian America” dhe Chris Hemsoërth për “Thor” duke arritur kështu atë që asnjë aktore tjetër nuk e ka pasur mundësi ta arrijë më parë.

Barazia gjinore për sa i përket fitimeve në Hollywood ka qenë dhe është një çeshtje delikate. Sipas “The Hollywood Reporter” Johansson do të marrë rreth 15 milionë dollarë për projektin e ri kinematografik duke u barazuar me yjet e tjerë të botës së fantazisë “Marvel”. Kjo e fundit në fillimet e projekteve për filmat e superheronjëve u tregua dorështrënguar përsa i përket pagave. Kujtojmë që Robert Downey Jr pranoi të merrte vetëm 500 mijë dollarë për filmin e parë të “Iron Man”, ndërsa tani ai paguhet për çdo film mbi 50 milionë dollar. Por ndërkohë që Robert mbetet më i paguari nga të gjithë sepse i sjell më shumë fitime kompanisë, Scarlett duket se po merr shpërblimin që meriton.

Ajo dashurohet nga fansat dhe ndjekësit e filmave të superheronjëve dhe ekziston mendimi se “Black Widow” është personazhi më i preferuar femër i të gjitha kohërva vetëm falë saj. Për këtë shkak, Marvel planifikoi që filmi i saj i parë solo të debutojë së shpejti duke e bërë kështu të dytën vajzë që do të ketë një film të vetin, pas Brie Larson tek “Captain Marvel”. Bashkë me këtë projekt asaj “i rritet paga” edhe pse në deklaratat zyrtare kompania kinematograike as nuk e ka mohuar as nuk e ka pohuar një gjë të tillë për shkak se detjet e pagesave sipas tyre gjithmonë duhet të mbeten sekrete. Ndërsa përfaqsues të  kompanisë tjetër prodhuese të filmave “Walt Disney”, e cila bashkëpunon me Marvel për këtë projekte kanë thënë “Si pjesë e industrisë ne kemi përgjegjësinë që të krijojmë këto role për femrat dhe ti kompensojmë ato ashtu siç duhet”. Mesa duket induustria sapo ka filluar ta kuptojë rëndësinë e të paguarit njësoj pavarësisht gjinsë.

Kujtojnë që Johansson është një mbështetëse e flaktë e “Time’s Up”, një organizim që lufton prej vitesh për barazinë gjinore mes aktorëve dhe për të kjo “rritje e pagës” është shumë e rëndësishme, personalisht por dhe për qëllimin e këtij organizimi. Gjithsesi edhe pse kjo është një fitore e madhe, nuk është veçse fillimi, pasi dihet që Scarlett është aktorja më e paguar e të gjitha kohërave në Hollwood dhe sërish fiton 200 milionë dollarë më pak se George Clooney, mashkulli më i paguar, prandaj shumë punë mbetet për tu bërë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje