Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sarah Jessica Parker, një ditëlindje mes “luksit”

March 26
10:37 2016

Ndodh që ndonjëherë një femër të dojë t’i “bëjë qejfin vetes” më shumë sesa herët e tjera. Këtë gjë ka bërë edhe Sarah Jessica Parker në ditëlindjen e saj.

Aktorja e famshme e “Sex and the City” mbushi plot 51 vjet këtë të premte. Mund të mendohet se festoi mes luksit, por në fakt ajo e kaloi këtë ditë me familjen e saj, bashkëshortin Matthew Broderick (54 vjeç), binjaket Tabitha Hodge e Marion Loretta Elwell (6 vjeç) dhe djalin James Wilkie (13 vjeç), në muze.

Përveç kësaj, si një femër që kujdeset për look-un, ajo bashkë me një nga vajzat bëri dhe një trajtim manikyri e pedikyri ngjyrë floriri, që i tregoi nëpërmjet fotove në  Instagram,

“Si i kam bërë të gjitha këto sot?” – shprehet ajo, duke treguar këmbët e veta dhe të së bijës, aq shumë të ngjashme me njëra-tjetrën.

Më tej vazhdon të shprehet e lumtur për festimet e ditëlindjes, duke hedhur një foto me duart me manikyr të ri, të pozicionuara mbi disa torta të vogla ngjyrë të bardhë e rozë.

Në fund, e mbyll me një foto të një “torte orizi” në formë zemre, duke falënderuar Alyssa Arminio-n, shoqen që sapo ia kishte bërë këtë dhuratë!

Etiketimet
Shperndaje