Blitz

 Breaking News

Sara Kolami flet publikisht për lidhjen me Romeo Veshaj!

Sara Kolami flet publikisht për lidhjen me Romeo Veshaj!
January 25
19:11 2020

Kohëve të fundit është përfolur për një marrëdhënie të mundshme midis Romeo Veshaj dhe Sara Kolamit, madje supozohej që ishin njohur në ambientet e Vizion Plus.

Këtë të shtunë Sara Kolami ka qenë e ftuar  në “Një ditë me Dojnën” në Pop Culture. Fillimisht autorja dhe moderatorja Dojna Mema ka pyetur Sarën nëse do të donte një të dashur grek apo shqiptar dhe përgjigja ishte surprizuese.

“Mundësisht asnjë nga të dyja”- ka thënë Sara duke qeshur.

E përsa i përket aludimeve të fundit, Sara ka dhënë njëherë e mirë përgjigje, duke treguar se qëndron të jetë single dhe nuk dëshiron që jetën e saj sentimentale ta bëjë publike.

Dojna e ka pyëtur për faktin që është  diskutuar për raport me Anaidin, më pas me Niki Delijorgjin ndërkohë që ka thënë se nuk do lidheshe kurrë me njeri shoëbizz, ku qëndron e vërteta?

“E vërteta qëndron që arsyeja që nuk është bërë asgjë publike nga jeta ime personale është që nuk e bëj publike nëse nuk jam e sigurt që do të jetë për një kohë të gjatë. Nuk më pëlqen të identifikohem nga njerëz të tjerë, përshembull e dashura ktij apo atij. S’më pëlqen, thjesht jam Sara nuk jam e dashura e askujt, sepse realisht jemi lodhur për të arritur diku sesa për tu identifikuar me një person tjetër”- ka përfunduar ajo.

E pra, Sara Kolami sapo tregoi që nuk ka asnjë marrëdhënie mes saj dhe Romeo Veshaj!

Share