Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sam Smith dhe i dashuri i tij i ri

April 01
15:49 2016

Pas katër “Grammy”, një “Golden Globe” dhe një “Oscar”, Sam Smith kishte lënë pas dore jetën e tij private. Por tani ka ardhur koha për t’iu rikthyer jetës së tij sentimentale.

Sipas burimeve për “E! News” Sam Smith ka kohë që po del me modelin britanik Jay Camilleri dhe janë shumë të lidhur me njëri-tjetrin.

Sam nuk ka folur akoma për marrëdhënien më modelin e “Dirty Sexy Things” sepse ky i fundit parapëlqen mos ta shohin të tjerët teksa del me këngëtarin e “Writings On The Wall”.

Pasi Sam rrëmbeu katër “Grammy”, ai deklaroi se duhej të puthte disa djem që të bënte muzikë të re. Ndoshta, meqë Smith paska gjetur një djalë të ri, mund të kemi në horizont një album apo këngë të re nga artisti.

Sam Smith dhe i dashuri i tij i ri

Etiketimet
Shperndaje