Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Saimir Tahiri nuk i shkoi në emision dhe Rudina Dembacaj ka qeshur me lot për arsyen

Saimir Tahiri nuk i shkoi në emision dhe Rudina Dembacaj ka qeshur me lot për arsyen
May 15
20:19 2019

Rudina Dembacaj është një ndër aktoret dhe moderatoret më të njohura të ekranit shqiptar. Prej kohësh drejton “Mos e fol shoferin” dhe normalisht që ka dhe ajo personazhet e preferuar që ka intervistuar apo ata që s’i kanë pranuar ftesën.

Dhe në një intervistë për “Revista Class”, Rudina ka rrëfyer për një prej tyre:

“Në fillim fare, para 2 vitesh, ftova z. Saimir Tahiri i cili u shpreh: “Nuk dua të jap nga fama ime, të bëhet i njohur emisioni yt”. Kam qeshur me lot!”

Rudina gjithashtu pranoi se nuk ka ftuar asnjëherë personazhe vetëm për audiencë, dhe ndonëse i shijon të gjitha intervistat, veçoi atë të Gentian Zenelajt që është njëkohësisht një ndër miqtë e saj më të mirë.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje