Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Sa shumë urrejtje paske në shpirt!”- Rudina Magjistari reagon kundër Tunës pasi ajo ironizoi emisionin e saj

“Sa shumë urrejtje paske në shpirt!”- Rudina Magjistari reagon kundër Tunës pasi ajo ironizoi emisionin e saj
October 28
10:58 2018

Këtë sezon në emisionin “Xing me Ermalin” ka një rubrikë të quajtur “Pyetje nga Rudina”, ku moderatori Ermal Mamaqi i pyet të ftuarit nëse do shkojnë në emisionin e Rudina Magjistarit.

E nëse shumë të ftuar këtë pyetje e kanë kaluar me të qeshur apo i janë përgjigjur positivisht, nuk ka ndodhur kështu mbrëmjen e djeshme me Tunën. Pasi drejtuesit emisionit e pyeti nëse do shkonte në emisionin e Rudinës, ajo jo vetëm që nuk pranoi por e ironizioi programin e saj. “Nuk kam shkuar asnjëherë dhe do e shtyj këtë ftesë edhe për 10 apo 20 vitet e ardhshme të karrierës”.-u shpreh këngëtarja.

Nuk ka kaluar shumë dhe mëngjesin e sotëm, Rudia Magjistari i është kundërpërgjigjur autores të hitit “Maria” me disa fjalë të postuara në rrejtin social Instagram. “Hey Tunë darling, po hakmerresh se pse unë bëj punën time dhe ftoj në program një këngëtar, që për rastësi është dhe kunati yt dhe që s’e detyron njeri të thotë atë që do? Se s’di t’më ketë ndodh ndonjë gjë tjetër me ty mua n’jetë. Sa shumë urrejtje paske në shpirt! Keq m’vjen për ata që t’kanë afër! Sa për programin, kam s’kam simpati personale, ne i ftojmë të gjithë. Këtë punë e bëjmë cdo ditë prej 10 vjetësh. Kështu ti e kupton besoj, se ç’vend zë ti në gjithë këtë histori, ku prej vitesh show bizi shqiptar ka nxjerrë me dhjetëra yje, që ke qejf ti shohësh: me talent, kulturë dhe klas. Hajt me shnet!”-shkruan moderatorja.

Nuk dimë nëse Tuna do të ketë diçka tjetër për të thënë po ajo që na bën përshtypje është dhe p.s. që Rudina ka lënë në fund të postimit të saj: “Ermal e do dhe ti një?”, që ndoshta do të thotë që nuk është dhe aq fanse e rubrikës së lartë përmendur në “Xing me Ermalin”. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje